RMV, rishikimi i buxhetit: Rikuperim i ekonomisë dhe mbështetje për qytetarët dhe ekonominë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha sot se, me rishikimin e buxhetit do të sigurohen 76 milionë euro shtesë për masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbështetje të ekonomisë, si mjete për mbrojtje apo rezervë dhe në rast se është e nevojshme do të hyjnë në pako të re të masave. Po ashtu, do të sigurohen edhe 53 milionë euro shtesë për bujqit, transmeton Portalb.mk.

Ministri tha se, me rishikimin e buxhetit që e miratoi dje Qeveria, janë siguruar edhe mjete për rritje të pensioneve, të pagave për mësimdhënës, për subvencione për rritjen e pagës minimale dhe në sektorin publik dhe privat, si dhe më shumë mjete për kompensime sociale dhe sibvencione për të ardhura minimale të garantuara.

“Ky rishikim është adekuat dhe përgjigje fiskale në kohë ndaj zhvillimeve aktuale globale. Ky është rishikim për rikuperim të tërësishëm të ekonomisë nga pandemia. Rishikimi për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive në kulmin e krizës gobale të çmimeve dhe energjetike”, tha Besimi.

Rritja ekonomike për këtë vit është projektuar për 3,2 përqind, që është ulje për  1,4 në raport me projeksionet makroekonomike kur krijohej buxheti. Pritet që kërkesa të jetë shtytësi kryesor i rritjes, me çka konsumi privat projektohet me rritje prej 3.3 përqind.

“Ndikimi i presioneve të çmimeve ndaj të ardhurave të amvisërive do të neutralizohet përmes pagës minimale të rritur, pensionet e rritura, por edhe përmes masave të tjera qeveritare për zbutje të efekteve nga shoku i çmimeve”, paralajmëroi Besimi.

Sipas tij, këtë vit pritet rritje e kërkesës për fuqi punëtore, të nxitur përmes masave aktive dhe programeve për punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe të huaja për hapje të vendeve të reja të punës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button