Është shuar zjarri në afërsi të fabrikës “Komuna” në Shkup, nuk ka të lënduar

Mëngjesin e sotëm rreth orës pesë ka shpërthuer zjarr në afërsi të fabrikës së dikurshme “Komuna” në Shkup, në afërsi të ngrohtores – Lindje. Si pasojë e zjarrit është djegur një magazin me plastikë, ndërsa qielli mbi lagjet përreth u mbuluan nga retë e tymit të dendur të zi, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatve nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, zjarri është shuar, ndërsa kanë intervenuar 20 zjarrfikës me nëntë automjete.

Foto: Screenshot video FB

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomeski deklaroi për agjencinë MIA, përcjell Sloboden Pecat, për kohë të shkurtës zjarri është vënë nën kontroll, është shuar tërësisht dhe nuk është lejuar që të përhapet në objektet e tjera në rrethin e fabrikës. Nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm material.

Ai informoi se, pas paraqitjes menjëherë janë drejtuar nëntë automjete me 20 zjarrfikës ndërsa bëhet fjalë për hapësirë magazine në të cilën ka pasur plastikë për reciklim të mëtejmë.

Foto: Screenshot video FB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button