Dy ndeshje të rëndësishme në futbollin e Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj fundjave

Futbolli i Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj jave do të përqendrohet të dy ndeshjet shumë të rëndësishme, ndeshje që do të përcaktojnë ekipet që do të luajnë vitin e ardhshëm në Ligën e Parë, transmeton Portalb.mk.

“Ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Voska Sport e vlefshme për balotazhin në Ligën e Parë do të luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. Federata e Futbollit të Maqedonisë do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të federatës, që dy ndeshjet e balotazhit të luhen në një atmosferë sportive dhe korrekte”, deklarojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM).

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet në kuadër të barazhit është edhe ajo ndërmjet Skopjes dhe Bellasicës. Ndryshe, Pelisteri dhe Boreci janë dy ekipet që janë eliminuar nga Liga e Parë. Sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë do të luajnë edhe Pobeda e Sileksi.

Ndërkohë, te premten zhvillohet ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndeshje që do të përcaktojë fituesin e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button