Dështuan negociatat PD-PS për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar, raporton EN. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti demokrat, njëkohësisht sekretari i Grupit Parlamentar, Arbi Agalliu.

Shkak për anulimin e kësaj mbledhjeje, është bërë deklarata e kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kishte deklaruar më herët se nuk presidenti i propozuar nga opozita nuk zgjidhet në ruandin e dytë e të tretë, Kreu i ri i Shtetit do të zgjidhet nga Partia Socialiste në raundin e katërt.

Ky sqarim i Ballës cilësohet si shkelje e marrëveshjes nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Ditën e djeshme, Alibeaj paralajmëroi gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, se nëse mazhoranca do të rrëzonte kandidaturën e opozitës, nuk do të kishte më marrëveshje midis palëve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button