Pollog, mungojnë shërbimet për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje dhe asaj gjinore (VIDEO)

Komunat e Pollogut nuk kanë bërë mjaftueshëm për viktimat e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, ky ishte konkluzioni kryesor nga “Analiza për gjendjen me qasjen dhe disponueshmërinë e shërbimeve të specializuara për ndihmë dhe mbështetje të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në planin rajonal të Pollogut”, e realizuar nga Shoqata e Psikologëve, Këshilluesve dhe Psikoterapistëve “Cortex”- Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Kjo analizë i hartoi shërbimet e specializuara ekzistuese në planin rajonal të Pollogut dhe tregon se në rajonin planor të Pollogut:

  • Nuk janë të përmbushura standardet minimale, të përshkruara në Konventën e Stambollit, për qasje në shërbimet e specializuara për ndihmë dhe mbështetje të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
  • Nuk ka asnjë strehimore për përkujdesje të grave viktima të dhunës. Në përputhshmëri me standardet e Konventës së Stambollit duhet të ketë në dispozicion strehimore me më pak 25 vende familjare.
  • Nuk ka të vendosur asnjë qendër krize për gratë viktima të dhunës në familje. Në këtë rajon ka dy këshillimore për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore/dhunës familjare dhe fëmijët e tyre.
“Analiza për gjendjen me qasjen dhe disponueshmërinë e shërbimeve të specializuara për ndihmë dhe mbështetje të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në planin rajonal të Pollogut”,
“Analiza për gjendjen me qasjen dhe disponueshmërinë e shërbimeve të specializuara për ndihmë dhe mbështetje të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në planin rajonal të Pollogut”,

“Nevoja për rritjen e shërbimeve të specializuara për gratë viktima të dhunës dhe dhunës në familje është shumë e rëndësishme. Vendi ynë ka nënshkruar Konventën e Stambollit e cila duhet të sigurojë akses në shërbime të specializuara për gratë viktima të dhunës. Përfundimet tona kryesore janë se dhuna ndaj grave dhe në familje në këtë moment nuk janë prioritet i komunave të Pollogut. Në rajonin e Pollogut nuk ka asnjë strehimore, nuk ka qendër për kriza për intervenim, nuk ka linjë kombëtare sos në të gjitha gjuhët që të jetë në qasje 24 orë“, tha Ana Aframovska, koordinatore projekti për RMV-në.

Regjioni planor i Pollogut ngërthen nëntë komuna dhe në të jetojnë 251.552 qytetarë. Në këtë rajon ka vetëm dy qendra ndër-komunale për punë sociale në Tetovë dhe Gostivar.

Sipas gjetjeve të kësaj analize, të dhënat për dhunën në familje dhe ma bazë gjinore janë shqetësuese dhe mund të shihen më poshtë:

  • Në vitin 2020 dhe 2021 në Qendrën ndër-komunale për punë sociale janë regjistruar 105 raste të dhunës në familje, për të cilat janë evidentuar 80 gra viktima (76.19%) dhe 85 burra kryerës (80.95%). Te më shumë se 90% të rasteve të paraqitura të dhunës familjare, dhuna ndodh mes bashkëshortëve ose partnerëve jashtëmartesorë.
  • Në vitin 2020 dhe 2021 në Qendrën ndër-komunale për punë sociale në Gostivar janë evidentuar gjithsej 58 raste të dhunës familjare, nga të cilat më tepër se 90% gratë janë viktima.
  • Në vitin 2020 në SPB Tetovë janë regjistruar 96 vepra penale nga fusha e dhunës familjare, nga të cilat 74 vepra janë në Komunën e Tetovës dhe 22 në Komunën e Gostivarit Janë paraqitur 91 kryerës nga gjinia mashkullore (që paraqet 85.84% nga numri i përgjithshëm i kryerësve) dhe 80 gra viktima (që paraqet 76.29% nga numri i përgjithshëm i këtyre veprave penale).
  • Institucionet ende nuk grumbullojnë të dhëna për të gjitha format e dhunës ndaj grave të definuara sipas konventës së Stambollit.
“Analiza për gjendjen me qasjen dhe disponueshmërinë e shërbimeve të specializuara për ndihmë dhe mbështetje të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në planin rajonal të Pollogut”,
“Analiza për gjendjen me qasjen dhe disponueshmërinë e shërbimeve të specializuara për ndihmë dhe mbështetje të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në planin rajonal të Pollogut”,

“Rajoni i Pollogut është rajoni i vetëm i cili numëron 255 mijë banorë dhe sipas standardeve minimale evropiane në çdo 50 mijë banorë duhet të ketë një qendër këshilluese. Në fakt rajoni i Pollogut ka vetëm dy qendra këshilluese. Vetëqeverisja Lokale duhet të merr masa që shërbimet të cilat i meriton ky rajon ti posedojë. Jemi duke lobuar me të gjitha institucionet lokale dhe komunat e rajonit të Pollogut. Qëllimi jonë është që të lobojmë në ngritjen e vetëdijes te kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut që t’i shfrytëzojnë praktikat pozitive të komunave në vend për të siguruar këshillimore dhe strehimore”, tha Nebahate Ziberi-Imeri, psikologe dhe koordinatore e projektit për rajonin e Pollogut.

 

Përfshirja e komunave nga rajoni planor i Pollogut në mbrojtjen e viktimave të dhunës sipas analizës nuk është i kënaqshëm, pasi komunat nuk kanë bërë mjaftueshëm për këtë dukuri negative, këtë e tregojnë më tej gjetjet e analizës:

  • Vetëm Komuna e Gostivarit , nga gjithsej nëntë komuna të rajonit planor të Pollogut, ka hartuar dhe miratuar një plan social, i cili në mënyrë strategjike planifikon zhvillimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, por mënyrën e themelimit dhe resurset e nevojshme për këto shërbime nuk janë të përcaktuara saktësisht. Mungesa e planit social kufizon mundësitë për planifikim strategjik të masave lokale për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe asaj në familje.
  • Pesë komuna nga gjithsej nëntë komuna në rajonin planor të Pollogut kanë zhvilluar programe në fushën e mbrojtjes sociale ( Tetova, Gostivari, Mavrova dhe Rostusha, Zhelina dhe Tearca), por vetëm dy prej këtyre programeve i njohin gratë viktima të dhunës në familje si kategori e rrezikuar (Tetova dhe Tearca). Komuna e Tearcës parasheh sigurim të ndihmës për këtë kategori të rrezikuar, por nuk specifikon dhe definon saktë se çfarë lloj ndihme ju siguron. Komuna e Zhelinës parashikon vetëm masa parandaluese për dhunën në familje.
  • Vetëm Programi i Komunës së Tetovës përcakton qartë resurset financiare për përkrahjen e ofruesëve të shërbimeve të specializuara, ndërsa asnjë komunë tjetër në kuadër të rajonit planor të Pollogut nuk ofron mbështetje financiare për ofruesit e shërbimeve të specializuara për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

“Popullsia e këtij rajoni, struktura, steriotipet e ndryshme e çdo gjë tjetër sugjerojnë që një gjë e tillë duhet menduar seriozisht. Qendra për Punë Sociale është gjithmonë në dispozicion për çdo iniciativë të tillë. Тë reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj asaj që duhet bërë për të adresuar jo vetëm viktimat, por edhe të ardhmen e tyre”, tha Darko Obadiq, drejtor i qendrës për punë sociale në Tetovë.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale sipas ligjit detyrohen të ndihmojnë në mbrojtjen e dhunës gjinore dhe familjare.

Në vitin 2021 është miratuar Ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje të grave nga dhuna familjare e cila ka për qëllim që të përparoj sistemin për preventim dhe mbrojtje nga të gjitha format e dhunës gjinore dhe familjare. Në nenin 21 të Ligjit parashihen autorizimet që kanë njësitë e vetëqeverisjes lokale në këtë drejtim. Mes të cilave Komunat duhet të hartojnë programe dhe politika lokale për mbrojtje të grave viktima të dhunës me bazë gjinore, të implementojnë masa preventive, të krijojnë strehimore dhe të tjera.

Elmedina Abdullai, këshilltare komunale nga “Më mirë për Tetovën” në Tetovë thotë se ndihma e viktimave të dhunës në familje është shumë e nevojshme dhe kërkon mjaft përkushtim.

“Nuk kam parë ndonjë plan konkret në Komunën e Tetovës që ka për të ndihmuar. Ne si këshilltarë, gjatë përpilimit të buxhetit kemi kërkuar që të planifikohen të holla për përkrahjen e kësaj iniciative, propozimi jonë është pranuar nga udhëheqësia e komunës. Si këshilltarë, bashkë me Hamdiun kemi donuar rrogat tona për rrjetin e grave dhe këshillimoren në Tetovë e cila është në bashkëpunim me Cortexin”, tha Abdullai duke shtuar se në të ardhmen do të ngritin iniciativa të ngjashme, pasi edhe e njëjta është obligim ligjor.

Në analizë theksohet bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet njësive të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave qytetare në luftën e përbashkët për luftimin e kësaj dukurie negative dhe mbrojtën e grave, edhe atë: Komuna e Strumicës, Qyteti i Shkupit, Komuna e Kavadarit dhe Komuna e Manastirit.

Nga ana tjetër, studentët e UT-së kaluan disa punëtori për këtë dukuri së fundmi te qendra për përkrahje të gruas në Tetovë, për këtë sot dolën në terren për të shpërndarë informacion te popullata për këtë problem shoqëror.

“Atë që kemi mësuar të njëjtën ta transmetojmë te popullata jonë, duke i vetëdijesuar ato që të kuptojmë barazinë gjinore. Jemi këtu sot për të ndarë informacione tona dhe për të marrë informacione nga popullata, të shohim ku qëndron vetëdija. Në qoftë se ka nevojë, besoj se do kemi mundësinë të ju japim ndihmën që ta kuptojnë se gratë dhe burrat janë të barabartë dhe të gjithë kanë kapacitet për të arritur qëllimet që ja kanë vendosur vetes”, tha Bora Kazimi, studente.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte që përmes gjetjeve kryesore të analizës të ndihmojë mbështesë gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe në familje në rajonin e Pollogut dhe të japë rekomandimet kryesore për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes. Ndryshe, kjo analizë u realizua në kuadër të projektit “Në rrugën drejt BE-së: Parandalimi i dhunës ndaj grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut” i implementuar nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, me mbështetje financiare nga Fondacioni Kvina till Kvina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button