Rasti “Kosmos”, 9 vjet burg për Gruevskin, nga 4 për Trajkovskin dhe Najdovskën dhe 3 për Janakieskin

Të akuzuarit në rastin “TNT”, gjegjësisht për shkatërrimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski, janë fajtor, theksoi sot gjykatësi Ognen Stavrev, duke e publikuar aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Penale të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Më saktësisht, ish kryeministri Nikolla Gruevski është i dënuar me 9 vjet burg, ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski me 4 vjet, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve me 3 vjet burg, ndërkaq Elizabeta Najdovska me 4 vjet burg.

Sipas aktgjykimit, do të duhet që të akuzuarit ta kompensojnë dëmin që ia kanë shkaktuar Canovskit, në vlerë prej 683.514.964 ose mbi 11 milionë euro.

Gjykatësi sqaroi se prej 1 prillit 2012, deri në fund të vitit të njëjtë, kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, bashkë me ministrin e Transportit Janakieski, kanë vendosur që t’i hakmerren Fijat Canovskit, për shkak të vendimit të tij për ta lëshuar koalicionin qeveritar me partinë PEI dhe kanë nënshkruar koalicion me LSDM-në. Gruevski dhe Janakieski, duke e shfrytëzuar fuqinë pushtetarë e kanë nxitur Toni Trajkovskin që ta keqpërdor detyrën dhe autorizimin zyrtar, i cili ka qenë kryetar i Gazi Babës, i propozuar nga VMRO-DPMNE dhe me ligj ta shkatërrojnë “Kosmos” i cili ka qenë i ndërtuar nga Fijat Canovski.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni incizimin telefonik të mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button