fbpx

MPPS dhe SAShK arritën marrëveshje për kontributet dhe pagat në çerdhe gjatë grevës në RMV

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe SAShK arritën marrëveshje për çështjen e pagave dhe kontributeve për punonjësit parashkollor gjatë periudhës së grevës, si dhe për marrëveshjen kolektive, pas takimit që u mbajt sot midis përfaqësuesve të dy institucioneve, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Jovanka Trençevska, tha se ndryshimet e Marrëveshjes kolektive janë dërguar në Gazetën zyrtare, dhe sapo të publikohen do të bëhet pagesa e rrogave në përputhje me këto ndryshime.

“Përfaqësuesit e MPPS dhe SASHK e nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes kolektive me të ciën rregullohet pagesa e rrogave, kontributet e pagave për priudhën e grevës. Para një dite mbledhja me përfaqësiesit e MASh u soll vendim me ë cilin të dy palët u pajtuan që në veprimtarinë e kopshteve dhe arsim rroga të rritet për 15%”, tha Trençevska.

Ndërkohë, kreu i SASh-kut Jakim Nedelkov tha se çështjet diskutabile me këtë ministri janë zgjidhur dhe se kishin mirëkuptim me ministrinë për këto çështje.

“Sot rrumbullakësuam procesin e bisedimeve lidhur me kërkesat e SAShK-ut me MPPS-në. Ajo që ishte e diskutueshme ishte pagesa e mëditjeve për punonjësit e kopshteve të cilët ishin në grevë, sot me ndryshimin e marrëveshjes kolektive në atë pjesë, e rregulluam këtë të drejtë të punonjësve që e konsideronim diskriminues për arsye të ndryshme dhe nuk ishte në rregull, atyre iu shkurtuan pagat. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, mbi të gjitha ministrja kishin mirëkuptim në atë çfarë kërkonim, ne ramë dakord për këtë pjesë dhe mendoj se në tërësi përmbyllet ky cikli i bisedimeve”, tha Nedelkov.

Tre ditë më parë u arrit marrëveshje për rritjen e pagave për 15% në shkolla dhe çerdhe prej shtatorit.

Ndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. SASHK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10 për qind të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, ndërsa anëtarësia sindikale nuk e pranoi as rritjen prej 12 për qind të ofruar nga Qeveria. Me ndihmën e ndërmjetësuesit, palët u ulën në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq greva u pezullua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button