Ushtari rus pranoi se ka vrarë një civil në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë

Një ushtar rus pranoi se ka vrarë një civil me biçikletë në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Njëzet e një vjeçari Vadim Shisimarin qëlloi për vdekje një burrë 62-vjeçar në rajonin verilindor të Sumyt në shkurt, në ditët e para të pushtimit, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se komandanti i tij e kishte urdhëruar që ta vriste njeriun pasi i njëjti mund të zbulonte pozicionet ushtarake ruse. Gruaja e viktimës dhe një tjetër ushtar rus, i cili ishte me Shisimarin në makinë në momentin e të shtënave, duhet të dëshmojnë në gjyq përpara se të jepet vendimi. Shisimarin përballet me burgim të përjetshëm.

Kremlini paraprakisht njoftoi se nuk ishte në dijeni të rastit.

Autoritetet ukrainase deri më tani kanë identifikuar më shumë se 10.000 krime të mundshme lufte të kryera nga forcat ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button