fbpx

Jemi në presion të madh nga Perëndimi për çështjen e Kosovës, alarmoi Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me patriarkun e Serbisë, Porfirije, raporton EN. Gjatë takimit të mbajtur në pallatin Presidencial, Vuçiç tha se Beogradi ndodhet në një situatë të vështirë.

Sipas presidentit serb, krahasimi që Putin bëri mes Ukrainës dhe Kosovës, ka bërë që i gjithë Perëndimi të angazhohet për t’ia hequr nga duart presidentit rus këtë argument.

“Kam folur me shumë burra shteti dhe të gjithë më thonë se jemi në një situatë më të vështirë se sa para Luftës së Dytë Botërore. Ne po bëjmë çdo gjë për t’u përgatitur për një skenar të tillë. Kemi mjaftueshëm elektricitet dhe gaz”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se fuqitë perëndimore po punojnë për të zgjidhur çështjen e Kosovës sa më shpejt, raporton B92.

Përballë këtij presioni në rritje tha Vuçiç do të jetë e vështirë për të mbrojtur interesat e Serbisë.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kjo është arsyeja pse ndodhemi në presion të madh. Nuk e kam parë kurrë në jetë këtë gjë. Po përballemi me histeri dhe askush nuk na dëgjon”, shtoi Vuçiç.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka krahasuar situatën në Ukrainë me atë që ka ndodhur në Kosovë, duke e përdorur si argument për shpalljen e pavarësisë së dy republikave pro ruse në veri të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button