Spanja do të lejojë vajzat mbi 16 vjeç të abortojnë pa lejen e prindërve

Spanja ka miratuar një projekt-ligj që do të heq kërkesën që vajzat 16 dhe 17-vjeçare të kenë pëlqimin prindëror përpara se të ndërpresin shtatzëninë, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Projektligji i ri synon të bëjë reformë një ligjin e mëparshëm për abortin i cili ishte i miratuar nga Partia Popullore konservatore në vitin 2015.

Zëdhënësja e qeverisë Isabel Rodriguez tha se projektligji përfaqëson “një hap të ri përpara për demokracinë”.

Në Spanjë, aborti vullnetar lejohet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.

Ministrja e Barazisë Irene Montero tha se institucionet qeveritare duhet të “heqin tabutë, stigmat dhe fajin në lidhje me trupat e grave”.

Abortet për 16 dhe 17-vjeçaret dhe pushimet mjekësore për dhimbje të forta menstruale janë të gjitha komponentë të projektligjit të ri.

Nëse projektligji miratohet, Spanja do të bëhet vendi i parë në Evropë që u ofron punëtorëve të saj pushim menstrual.

Propozimet në projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues synojnë të nxisin zhvillimin e kontracepsionit hormonal për burrat, duke theksuar se kontracepsioni nuk është përgjegjësi vetëm e grave.

Qeveria e koalicionit të krahut të majtë të Spanjës erdhi në pushtet pothuajse katër vjet më parë dhe i ka bërë të drejtat e grave një nga fushat kryesore të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button