fbpx

Elon Musk tha se nuk do e blejë Twitterin derisa të marrë numrin e saktë të profileve të rrejshme

Elon Musk tha se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitterin nuk mund të realizohej derisa kompania publikisht të tregojë prova se më pak se 5% e profileve të platformës janë të rrejshme, shkruan AP, transmeton Portalb.mk.

Shefi i Twitter Parag Agraval mbrojti vlerësimet e firmës se profilet e rrejshme përbënin më pak se 5% të përdoruesve. Musk u përgjigj se Twitter është duke e fshehur numrin e vërtetë të profileve të rrejshme.

Analistët kanë spekuluar se Musk po kërkon mënyra për të ulur çmimin e marrëveshjes.

“20% e profileve mund të jenë të rrejshme, katër herë më shumë se sa pretendon Twitter. Dje, CEO i Twitter refuzoi të tregojë prova që më pak se 5% e profileve të platformës janë të rrejshme. Kjo marrëveshje nuk mund të realizohet derisa të shoh prova”, shkroi Musk në Twitter.

Agraval thotë se kompania përdor një kombinim të të dhënave publike dhe private për të vlerësuar se sa prej profileve janë reale, duke analizuar mostra të rastësishme në disa muaj. Ai shtoi se rreth 500,000 profile pezullohen çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button