Ministria e Drejtësisë: Komisioni disiplinor do ta hetojë rastin e gazetares Delevska

Ministria e Drejtësisë njoftoi se është formuar komisioni disiplinor i cili do ta hetojë plotësisht rastin lidhur me thirrjen e gazetares Sonja Kolevska Delevska në stacion policor për një tekst të publikuar, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Drejtësisë do të rishqyrtojë procedurën e udhëheqëses dhe do të marrë përsipër gjithçka që është në kompetenca dhe ingerenca, ndërsa në periudhë sa më të shkurt të mundshme do të shprehet për rastin. Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe fjalës, të cilat janë të drejta të patjetërsueshme në çdo shoqëri demokratike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënoi veprimin e zyrtarëve të MPB-së ndaj koleges Sonja Kolevska-Delevska nga redaksia digjitale Sakamdakazam.mk, e cila është thirrur për bisedë zyrtare në stacionin policor Qendër për shkak të një teksti të publikuar, pas një ankese  të një nëpunëseje që është udhëheqëse në Ministrinë e Drejtësisë. Edhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjëse të Mediave e dënoi ashpër thirrjen për bisedë zyrtare në polici për shkak të një teksti të publikuar nga gazetarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button