RMV, u hap ekspozita “Gratë në zejtari” në Kabinetin e presidentit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, foli në hapjen e ekspozitës “Gratë në zejtari” që po mbahet në kabinetin e Presidentit, transmeton Portalb.mk.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ajo tha se ishte nder dhe frymëzim të jetë mes gjithë këtyre grave artizanale sot dhe të shoh artin, krijimtarinë dhe aftësitë e tyre.

“Gratë janë padyshim një shtytës kyç i proceseve sociale në të gjitha segmentet, kështu që sipërmarrja femërore njihet si faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Pjesëmarrja e grave në aktivitete afariste transformon cilësinë dhe strukturën e fuqisë punëtore dhe të shoqërisë në tërësi”, tha Gjorgievska, duke shtuar se promovimi i zejtarisë është faktor për zhvillimin ekonomik, për ruajtjen e traditës dhe kulturës së vendit tonë.

This slideshow requires JavaScript.

Duke theksuar se ajo që u mungon grave është mbështetja financiare, edukimi plotësues, si dhe marketingu i mirë për plasimin e produkteve të tyre në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, Gjorgievska tha se për këtë sot theksojmë rolin e grave zejtare si shtytës kryesor ekonomik si promovues i kulturës.

“Për këto arsye ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për rigjallërimin ekonomik të këtij sektori, popullarizimin e mundësive në këtë profesion dhe stimulimin e të rinjve dhe grave për të hapur bizneset e tyre, me qëllim forcimin ekonomik të grave dhe rritjen e barazisë gjinore në vend“, tha Gjorgievska.

Në hapjen e ekspozitës folën ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Mary Burns, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për menaxhim me ndryshime, Neda Maleska Saçmaroska dhe drejtoresha e Odës së zejtarisë, Shkup, Aneta Atanasovska.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Qendrën për menaxhimin e ndryshimeve, me rastin e Ditëve të artizanatit dhe është pjesë e projektit “Masat për forcimin e bizneseve të grave pas Covid-19” të mbështetur nga USAID dhe BTD.

Në ekspozitën që do të jetë e hapur nga data 16 deri më 18 maj, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin punimet e vlefshme dhe kreative tridhjetë grave zejtare. Qëllimi i këtij manifestimi është të përcjellë mesazhin për rëndësinë dhe kontributin e grave artizanale në ruajtjen e zejeve tradicionale, ruajtjen e pasurisë kulturore dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button