RMV, Shaqiri: Mbështetja e Qeverisë për institucionet e arsimit të lartë do të vazhdojë të rritet

Mbështetja që e kanë universitetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës jo vetëm do të vazhdojë, por edhe do të avancohet. Arsimi i lartë dhe shkenca janë tema të shpeshta në seancat qeveritare, sepse përkushtimin tonë për zhvillim të përshpejtuar e bazojmë në investim në resurset njerëzore, theksoi ministri resor Jeton Shaqiri sot në seancën e Konferencës ndëruniversitare në Ohër, njofton Portalb.

Shaqiri, siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për herë të dytë po merr pjesë në Konferencën ndëruniversitare për të ruajtur komunikimin personal dhe gjetje zgjidhje efektive për sfidat, përmes një qasjeje inkluzive.

“Vazhdon mbështetja edhe në sferën e shkencës. Korniza financiare për mbështetjen e projekteve të institucioneve publike shkencore me interes të veçantë për shtetin si dhe për prokurimin e burimeve laboratorike është trevjeçare. Tashmë po transferohen mjetet me këtë bazë. Të planifikuarat, thuajse 250 milionë denarë, do të realizohen. Pres nga ju që të arsyetoni investimin e shtetit”, tha Shaqiri.

Konferenca ndëruniversitare është organ juridik publik i përbërë nga rektorët e universiteteve, kryetarët e parlamenteve studentore të universiteteve, punonjës të arsimor-shkencor dhe një anëtar i zgjedhur nga radhët e drejtorëve të institucioneve të pavarura të arsimit të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button