fbpx

RMV, SASHK-u dhe MASH-i nuk arritën marrëveshje as në takimin e sotëm

Vazhduam me bisedimet me Sindikatën për arsim, shkencë dhe kulturë (SHASHK) dhe fillim të javës së ardhshme, të hënën ose të martën, pres që të kemi marrëveshje përfundimtare, deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri pas raundit të ri të negociatave me delegacion të SASHK-ut, njofton Portalb.

“Në këtë fazë të procesit të negociatave, gjatë 20 ditëve, u hapën shumë diskutime të cilat u dedikohen edhe marrëveshjeve kolektive, të cilët nuk janë nënshkruar më shumë se dhjetë vite dhe mendoj se do të ketë marrëveshje të re kolektive në periudhën e ardhshme dhe kur do të kemi marrëveshje do të kemi për çka të vazhdojmë me bkisedimet”, theksoi Shaqiri.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse do të gjindet zgjidhje për rritjen e kërkuar të pagave të punonjësve arsimor prej 18 për qind, Shaqiri tha se qëndrimet po përafrohen dhe po shqyrtohen të gjithë mundësitë për gjetje të zgjidhjes.

“Për këtë arsye nga fillimi kërkova mirëkuptim nga SASHK-u dhe nga mësimdhënësit. Ne kemi vullnet të mirë për gjetje të zgjidhjes për shkak se e dimë se në çfarë faze ishim në procesin e sjelljes së buxhetit, në cilën fazë të përgatitjes së buxhetit jemi, në cilën fazë do të jemi në periudhën e ardhshme pas gjetjes së mjeteve për realizim të atij buxheti. Mendoj se jemi shumë afër gjetjes së zgjidhjes për kushte më të mira. Nuk dua të përmend përqindje sepse ky proces do të jetë më i mirë dhe mësimdhënësit do të kenë kushte më të mira dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive të degëve.. Duam që kjo të jetë grevë e fundit dhe ndërprerje të mësimit, që do të thotë se ndoshta në periudhën e ardhshme do të kemi nevojë për bisedime tjera, por ndërprerje të mësimit të mos ketë”, tha ai.

Në seancë të Qeverisë, potencoi ministri, është sjellë vendim i cili i përket shkollave të mesme, vendim për ata që përfundojnë vitin e katërt. Tha se është kërkuar mendim nga Byroja që të gjejë mënytë për komunikim me të gjithë shkollat fillore për atë se deri ku është faza e realizimit të programeve të shkollave fillore dhe të shqyrtohet mundësia nëse mundet të mbërrihet mësimi që të përfundojë deri në afatin e paraparë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov deklaroi se po negociojnë plotësisht për të gjithë çështjet dhe kanë harmonizuar në përgjithësi disa qëndrime lidhur me marrëveshjet kolektive dhe se çfarë do të ketë në to, megjithatë ata nuk janë deri në fund të saktësuar.

“Duhet të përfundojnë dhe të nënshkruhen në periudhën midis 1 dhe 31 shtator. Ka disa probleme teknike, duhet të fillojë viti shkollor, madje që të realizohen këto dispozita të marrëveshjes kolektive. Rreth rritjes së pagave kishte në mënyrë plotësuese disa propozime të tona, si dhe në cilën përqindje të rriten pagat. Megjithatë sërish kthehemi në Ministrinë e Financave për analizë dhe kontrollim të asaj se sa mjete do të jenë të nevojshme, dhe përfundimisht rreth një metodologjie të re për përpunim të pagave në të cilën do të futen edhe koeficientët e inflacionit, rritja e pagës minimale etj., e cila do të funksiononte në periudhën e ardhshme. Këto janë pikat për të cilat biseduam. Nuk shpresoj, por duhet të përfundojmë javën e ardhshme, ndërsa opinioni do të njoftohet. Se nëse greva do të aktivizohet sërish, kjo megjithatë do të varet nga rezultatet nga negociatat, nga rekomandimet të cilat do t’i nënshkruajë ndërmjetësuesi ose pajtuesi. Gjithçka është e hapur, ende nuk mund t’ju jap premtim për opsion”, theksoi Nedellkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button