Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut krahasuar me vitin e kaluar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar rritje e qarkullimit në industri për 17.5 përqind, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit mars 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 39.5 %, Prodhimet kapitale për 3.8 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 21.4 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 12.0 %”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Qarkullimi në industrinë e vendit gjatë muajit mars është rritur për 12.3 përqind, në krahasim me shkurtin e këtij viti. Në periudhën janar-mars të këtij viti është shënuar rritje prej 16.8 përqind krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button