Të premten takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Rusisë

Më 13 maj, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq. Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Siç ka njoftuar ai, në këtë takim pritet të flitet për temën e targave dhe energjinë.

Marrëveshja e përkohshme e targave ka përfunduar më 21 prill. Edhe pse u mbajtën disa takime për të arritur një marrëveshje përfundimtare para 21 prillit, përpjekjet nuk patën rezultat.

Edhe përkundër që marrëveshja e përkohshme për targat ka skaduar më 21 prill, edhe përtej kësaj date, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila ishte arritur në tetor mes kryenegociatorëve në Bruksel

Më 4 maj, një darkë joformale mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është mbajtur në periferi të Berlinit.

Pas këtij takimi, Lajçak në Twitter kishte shkruar se më 13 maj do të ketë takim me kryenegociatorëve në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button