Në poligonin “Krivollak” nesër do të realizohet Dita e mysafirëve të lartë në stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 22”

Nesër në Poligonin Krivolak do të realizohet Dita e mysafirëve të lartë të stërvitjes shumëkombëshe “Përgjigje e shpejtë 22”, gjatë së cilës do të prezantohen operacione ajrore-zbarkuese të përcjella me kërcime me parashutë dhe aktivitete me helikopter dhe tokësore të pjesëtarëve të ushtrive të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga Gjeneralshtabi, në Ditën e mysafirëve të lartë, ndër të tjerë do të marrin pjesë shefi i shtetit dhe komandanti suprem i ushtrisë, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, deputetë, ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, zëvendës komandanti i Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë gjeneral major Peter Andrusjak, gjeneralë në ARMV, përfaqësues të lartë ushtarakë dhe civilë të Forcave të Armatosura dhe Ministrive të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje dhe atashetë e NATO-s dhe të mbrojtjes të akredituar në vend.

Në kuadër të Ditës së mysafirëve të lartë janë paraparë fjalime nga ministrja Slavjanka Petrovska, zëvendëskomandantit të Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Andrusiak dhe komandantit të ekipit luftarak të Brigadës së 16-të Ajrore britanike, gjeneral brigadie Nikolas Cowley.

“Përgjigje e shpejtë 22” është deri tani stërvitja më e madhe shumëkombëshe në vend në llojin e saj dhe e vetmja që nga pavarësia e vendit në të cilën do të realizohen ulje ajrore në këtë vëllim.

Stërvitja do të jetë e një rëndësie të veçantë për Armatën e Maqedonisë përsa i përket shkëmbimit të njohurive, aftësive, rritjes së ndërveprimit dhe aftësisë për të punuar së bashku me Forcat e Armatosura Aleate në kryerjen e këtij lloj operacioni, si dhe demonstrimin e aftësive të poligonit të Armatës “Krivolak” për kryerjen e këtij lloj stërvitjesh ushtarake, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button