Gjuha shqipe për herë të parë në Harvard

Gjuha shqipe do të mësohet në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve, raporton EN. Lajmin e bëri me dije pedagogu në departamentin e linguistikës në Harvard Faton Limani.

“Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese,” – shkroi Limani, ndërsa sqaroi se kjo arritje është realizuar në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button