Dy të tretat e nxënësve në shkollat e mesme në Shkup vlerësojnë që ka dhunë nga bashkëmoshatarët

Afër dy të tretat e nxënësve në shkollat e mesme në Shkup mendojnë se ka dhunë ndërmjet bashkëmoshatarëve në shkollat e tyre. Rreth një e treta nga nxënësit janë përgjigjur se kanë qenë viktima në ndonjë formë në dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve në vitet e fundit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Këto të dhëna dalin nga anketa e realizuar me 995 nxënës dhe 255 mësimdhënës, realizuar nga Instituti për të drejtat e njerëzve në periudhën nga dhjetori i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2022 në shkollat e mesme në Shkup.

Shumica e të anketuarve mendojnë se një numër i vogël i rasteve të bulizmit paraqitet, ndërsa më së shumti ndodhë në shkollat fillore. Në bazë të moshës, vajzat në krahasim nga djem mendojnë se bulizmi është më i pranishëm në shkollën e tyre.

Nxënësit mendojnë se gjuha e urrejtjes më së shumti shprehet në rrjetet sociale dhe në vitet e kaluara një e katërta e tyre ishin të ekspozuar në ndonjë formë ndaj gjuhës së urrejtjes.

“Hulumtimi nxjerr përfundimin që ka vështirësi të mëdha të flitet për përvojat personale me gjuhën e urrejtjes, nga perspektiva e viktimës”, deklarojnë nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Në anketë, më shumë se një e treta e nxënësve janë përgjigjur se diskriminimi është prezent në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button