BFI e RMV-së i kumtoi kushtet për udhëtim në haxh

Bashkësia Fetare Islame e RMV, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim.

Kushtet për regjistrim janë:

  1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur pas datës 30.06.1957)
  2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19
  3. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR

“Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve të sivjetmë është i kufizuar, andaj në afat sa më të shkurtër regjistrohuni nëpër Muftinite përkatëse. Muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame, këtë xhuma (06.05.2022), përmes nëpunësve fetarë nëpër xhami të bëjnë apel për regjistrimin e kandidatëve të sivjetmë që kanë shprehur interesim për haxh”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button