Patrikana Ekumenike e Kostandinopojës pranoi KOM-KO si kanonike, niveli i fundit përpara autoqefalisë

Në seancën e Sinodit të Shenjtë të Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës e cila ndodhet në Stambolli, dje është miratuar vendim që klerikët dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO) të pranohet në unitetin liturgjik, gjegjësisht e pranon si kishë me organizimin e saj, por nuk është autoqefale (pavarësi e plotë). Pranimi i KOM-KO është nën emrin “E Ohrit”, me z.z. Stefan si kryetar i saj, thuhet në publikimin e vendimit në ueb-faqen e Patrikanës Ekumenike, shkruan Meta.mk.

“Pranohen në unitetin liturgjik, klerikët dhe populli i udhëhequr nga kryepeshkopi zotëri Stefan, duke shëruar plagën e përçarjes. Për këtë qëllim, lëshohen dokumente përkatëse patriarkale dhe sinodale. Me pranimin e emrit të kësaj kishe si “E Ohrit” (që do të thotë se juridiksioni i saj është vetëm në kufijtë e territorit të shtetit të Maqedonisë së Veriut). Mbetet që kisha më e shenjtë në Serbi t’i rregullojë çështjet administrative që i ka mes saj dhe Kishës në Maqedoninë e Veriut, gjithsesi brenda katit kanonik (pranim si ligj a si rregull të kishës) dhe traditës kishtare”, thuhet në kumtesën, në të cilën shtohet se vendimi është miratuar pas thirrjeve nga “kisha e atjeshme”, por edhe thirrjeve të përsëritura të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë akt, Patrikana Ekumenike e pranon kanonikitetin e KOM-KO dhe e vendos në rangun e kishave tjera me të cilat është në unitet. Megjithatë, rregullimi i marrëdhënieve mes Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) shihet si problem pasi që KOS deri më tani KOM-in e ka parë si përçarëse, a për kishë kanonike në Maqedonia e Veriut e ka pranuar vetëm Kryepeshkopatën Ortodokse  të Ohrit të Jovan Vranishkovskit.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga KOS për shkak vendimit të Patrikanës Ekumenike.

Kontesti i KOM-KO dhe KOS-it daton që nga viti 1967, kur siç thotë hierarkia kishtare serbe ndër vite, ndodh përçarje me shpalljen e autoqefalisë së kishës së KOM-it. Përpjekje për zgjidhje të problemit kishte në fillim të këtij mileniumi, kur u nënshkrua Marrëveshja e Nishit – KOM të kthehet në gjendjen e autonomisë, a më pas të bëhet autoqefale. Pasi që nën trysni të opinionit KOM u tërhoq nga marrëveshja, KOS i ftoi klerikët dhe besimtarët në Maqedonia që të kthehen në unitetin kanonin me KOS-in, të cilës i janë përgjigjur ipeshkvi i atëhershëm i KOM-it, Jovan Vranishkovski dhe disa murgj dhe besimtarë, pas së cilës është themeluar Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit.

Rruga deri te autoqefaliteti i plotë që do të ishte i pranishëm nga të gjitha kishat ortodokse në botë do të ishte dhënia e “Tomos-it” (dokument i lëshuar nga Kisha Ortodokse në Kostandinopojë) për autoqefali, që sipas sinjaleve nga Fanar, do të mund ta bëjë Patrikana Ekumenike e Kostandinopojës nëse KOS qëndron fortë idesë që kisha maqedonase të bëhet autoqefale. KOS deri më tani insiston se ajo është kisha e cila mund të japë “Tomos” për autoqefali të “kishës maqedonase”.

Kisha Ortodokse Ruse) KOR, e cila për disa çështje të mëdha kishtare është diametralisht kundër me Patrikanën Ekumenike të Kostandinopojës, menjëherë pas vendimit të Fanar njoftoi se nuk e pranon vendimin e Patrikanës Ekumenike dhe se i pranon vetëm të drejtat kanonike të KOS në Maqedoninë e Veriut. Kontesti mes dy patriarkëve është thelluar para disa viteve, kur Patrikana Ekumenike e pranoi Kishën Ortodokse Ukrainase (KOU), e cila me dekada e ka pasur kontestin e njëjtë me KOR-in, ashtu siç KOM-i me KOS-in.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dërgoi falënderim për vendosjen e unitetit kanonik të KOM-KO deri te Patriarku Ekumenik, z.z. Vartolomej.

” Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për Shenjtërinë e Tij Hyjnore, Patriarkun Ekumenik z.z. Bartolomeu, i cili bëri një vepër të madhe, tregoi kujdes të madh për një popull të madh ortodoks dhe Patriarkana Ekumenike me këtë akt konfirmoi se  qëndrojnë në misionin dhe përgjegjësinë historike. Edhe pse me këtë akt statusi dhe emri përfundimtar ende nuk janë zgjidhur, hapi më i rëndësishëm dhe më i madh ka përfunduar. Tani kisha jonë ortodokse është në bashkësi me të gjitha kishat ortodokse dhe kjo ditë është një ditë historike pas 7 dekadash izolimi total. Sot me vendimin e Patriarkanës Ekumenike hyjmë në familjen ortodokse të të gjitha kishave lokale. Dhe ky vendim i Patriarkanës Ekumenike, e cila na njeh si Kryepeshkopatë e Ohrit, nënkupton njohjen e vazhdimësisë që ka kisha jonë historike me Kryepeshkopatën e lashtë të Ohrit. Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase, të gjithë të krishterët ortodoksë i uroj për këtë lajm të mirë”, thuhet në letrën e Kovaçevskit.

Edhe pse me këtë akt statusi dhe emri përfundimtar ende nuk janë zgjidhur, hapi më i rëndësishëm dhe më i madh ka përfunduar. Tani kisha jonë ortodokse është në bashkësi me të gjitha kishat ortodokse dhe kjo ditë është një ditë historike pas 7 dekadash izolimi total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button