Schalenberg: Ka përafrim mes Shkupit dhe Sofjes, duhet të bashkohen vetëm pjesët e mozaikut

Më inkurajon të shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit. Në fakt, të gjitha pjesët e enigmës janë të pranishme, tani na mbetet vetëm t’i bashkojmë, tha ministri Federal për çështje evropiane dhe ndërkombëtare i Republikës së Austrisë, Alexander Schalenberg, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Bujar Osmani në Shkup, i cili mbërriti pas një vizite në Sofje, transmeton Portalb.mk.

Schallenberg shfaqi shpresën se negociatat do të fillojnë përpara fillimit të pushimeve verore, duke përmendur Maqedoninë e Veriut si shembull të një vendi që duhet të anëtarësohet në BE.

Ajo që Shkupi dhe Sofja duhet të zgjidhin për heqjen e vetos, sipas tij, janë gjëra të vogla, por, siç tha ai, nuk mund që vetëm njëra palë të lëshojë pe.

“Ne thamë që negociatat zgjasin me muaj e vite dhe këto në fakt janë temat. Tani çështja është se kur duhet të fillojnë saktësisht, këto janë gjëra të vogla që duhet të zgjidhen mes Sofjes dhe Shkupit, por ne besojmë se njëra palë të lëshojë pe dhe tjetra të fitojë. Këtu duhet të ketë një gjuhë të përbashkët. Këto janë pyetje vërtet të ndjeshme. Unë vij nga Evropa Qendrore ku u përballem me probleme të tilla sidomos në fillim të viteve 2000, por BE-ja është korniza ku këto çështje duhet të diskutohen dhe ku këto çështje duhet të racionalizohen. Ne do të shohim se ku mund të ndihmojmë në ato hapa, por edhe një herë dua të theksoj se dy qeveritë tashmë i kanë komponentët përbërës të mozaikut. Tani është koha për t’i bashkuar”, tha Schalenberg.

Në pyetjet e gazetarëve nëse duke pasur parasysh se dje ishte në Sofje, shikon përafrim qëndrimesh midis qeverisë dhe kryeministrit Kiril Petkov dhe ministres për punë të jashtme Teodora Gençovksa, ministri austriak nuk dëshironte të zbulojë detaje, por edhe një herë theksoi se të dyja vendet janë mëafër zgjidhjes.

“Me siguri do ta kuptoni, pas bisedimeve intensive dje në Sofje dhe bisedimeve që do të kem sot në Maqedoni, se është pjesë e besimit, nuk mund të themi gjithçka. Megjithatë, mund të them se jam i inkurajuar pasi situata duket ndryshe dhe mendoj se tashmë është e avancuar në krahasim me periudhën e kaluar. Nga ana ime, e di që po flasim për zhgënjime dhe afate, por për Austrinë detyra gjeostrategjike është që ky rajon duhet të jetë në BE. Ne një gjë të tillë e kemi thënë që 20 vjet më parë, u kemi premtuar këtyre vendeve dhe nuk do të lodhemi derisa ta mbajmë fjalën tonë”, tha Schallenberg.

Ai përmendi edhe luftën në Ukrainë, e cila, siç tha ai, tani është akoma më e rëndësishme që BE-ja të tregojë besueshmëri.

“Unë pres që ky të jetë një test edhe për BE-në. Ajo duhet të tregojë se ka forcë gjeopolitike për të hedhur një hap të duhur drejt një procesi të ri. Nuk ekziston në të vërtetë vakum politik, ne duhet të kontribuojmë për një model të ri të qëndrueshëm, ose do të japim sukses këtu ose do të përballemi me disa vende të tjera që mund të sjellin destabilitet”, tha Schallenberg.

M e ministrin federal për çështje evropiane Aleksandër Shalenberg, he ndërkombëtare të Republikës së Austrisë Aleksandër Shalenberg, u takua edhe Presidenti Stevo Pendarovski.

Në takim u bisedua për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, në dritën e tejkalimit të sfidave në rrugën evropiane, si dhe zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon dhe Evropë.

Në kontekstin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, presidenti Pendarovski theksoi nevojën që institucionet e BE-së të veprojnë shpejt në politikën e zgjerimit dhe të mundësojnë fillimin e menjëhershëm të bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Në të njëjtën kohë, shtoi ai, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë dialogun me Bullgarinë, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, të arsyeshme dhe dinjitoze dhe zhbllokim të procesit eurointegrues.

Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe konsekuente të Austrisë, një prej aleatëve dhe partnerëve më të afërt të rajonit, e cila fuqimisht ka avokuar për integrimin e saj në Union.

Lidhur me agresionin ushtarak rus dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për masat politike dhe ekonomike të marra në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe për ndihmën humanitare dhe pritjen e refugjatëve nga Ukraina.

Në takim u theksua se marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes dy vendeve reflektohen në bashkëpunim konkret në disa fusha dhe u shpreh gatishmëria për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta evropiane për hir të stabilitetit dhe prosperitetit në kontinetin evropian.

Bashkëbiseduesit në takim kanë trajtuar edhe pasojat politike dhe ekonomike në Evropë, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin shumëpalësh, me theks në presidencën e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në OSBE në vitin 2023.

Krahas takimit me Osmanin, ministri Shallenberg do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror dhe politikë të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button