Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë rritur çmimet e produkteve me pakicë për 2 përqind

Në Maqedoninë e Veriut brenda një muaji çmimet e jetesës janë rritur, duke theksuar çmimet e vajit dhe yndyrës që kanë shënuar rritje deri 20.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit dhe indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është 102.2, ndërsa çmimi me pakicë është 102.0. Rritje në indekset e kostove së jetesës në prill 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te vaji dhe yndyra për 20.2%, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 12.9%, etj”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që në muajin prill është vërejtur rritje në indekset e kostos së jetesës tek transporti ajror i pasagjerëve për 46.6%; ndërkohë është shënuar ulje te mediat regjistruese për 2.6 përqind.

“Indeksi i kostos së jetesës në prill 2022, krahasuar me muajin prill 2021, është vërejtur rritje për 10.5 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje për 11.1%”, raporton Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button