Kryeministri Kovaçevski pranon takim me Mickoskin, por për çështje strategjike, jo për zgjedhje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për media ka theksuar se pranon takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por për çështje strategjike dhe jo për zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Është e papërgjegjshme që të bojkotohet Kuvendi, në kohë të luftës dhe krizave, në kohë kur çmimet e energjensëve vazhdimisht rriten, kur nuk mund të sigurohet transport për drithërat nga Ukraina. Në këto kushte të kërkoni zgjedhje të parakohshme është e papërgjegjshme edhe për qëllime politike. Takim liderësh për çështje strategjike dhe për jetë më të mirë të qytetarëve, menaxhim me krizën energjetike mund të ketë. Takim liderësh me kërcënime dhe shantazhe, ku kryetari i opozitës numëron si në film aksion – nuk do të ketë. Se ekziston komunikim me të gjitha partitë – ekziston”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, VMRO – DPMNE i ka dhënë kohë partive të pushtetit që deri më 10 maj të pranojë propozimin e tij për takim liderësh në të cilin do të dakordohet datë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa nëse ajo nuk ndodhë, siç është paralajmëruar, do të fillojë bllokada e Kuvendit.

Kryeministri, Kovaçevski edhe paraprakisht ka deklaruar se nuk pranon takim liderësh vetëm për datë për zgjedhje. Ai vlerëson se opozita ka frikë nga zgjedhjet e rregullta, sepse kryetarët e tyre të zgjedhur të komunave nuk e arsyetojnë besimin e qytetarëve. Të kundërtën e vlerëson opozita maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button