Do të ngadalësohet rritja ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë, thotë guvernatorja e BPRMV-së

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë imune dhe gjithsesi d otë ndjehen pasojat e krizës ruso-ukrainase. Presim ngadalësim të rritjes ekonomike, por edhe përshpejtim të inflacionit, deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore për HTV, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila merr pjesë në mbledhjen e dhjetë rajonale të guvernatorëve të bankave qendrore, e cila mbahet në Rovinj të Koracisë, njofton Portalb.mk.

Në mbledhjen e këtij viti temat janë rimëkëmbja ekonomike në kontekst të luftës në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë, pasiguria dhe sektori financiar, inflacioni dhe politika monetare.

Guvernatorja ka theksuar se ngjashëm me vendet tjera në rajon, lidhjet tregtare të drejtpërdrejta me Rusinë dhe Ukrainën janë të dobëta, por edhe se konflikti do të ndikojë në ekonomikë e vendit nëpërmjet kanaleve tjera. Ajo ka theksuar se tregtia me këto dy vende është më pak se 2% nga tregtia e përgjithshme, a pjesëmarrja në investimet e huaja direkte nga Rusia dhe Ukraina gjithashtu është i ulët, ose 0.5% nga numri i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte në vitin 2020.

“Megjithatë, ndikimet indirekte, nëpërmjet ekonomisë globale, por para se gjithash asaj evropiane ndaj vendeve të rajonit nuk do të mungojnë. Ato do të ndjehen nëpërmjet katër kanaleve kryesore – tregti, çmimi i prodhimeve primare, shtrëngimi i tregjeve ndërkombëtare financiare dhe besueshmëria te konsumatorët”, tha Angellovska-Bezhoska.

Ajo tha se FMN ka prognozuar se tregtia globale do të rritet, por më ngadalë – 5%, çmimet e prodhimeve primare nga fillimi i këtij viti ende kanë trend rritës, normat e interesit në tregjet ndërkombëtare financiare janë rritur. Megjithatë, ajo shtoi se, institucionet ndërkombëtare financiare presin që ekonomitë të rriten, edhe pse me dinamikë të ngadalësuar. A inflacioni nga gjysma e dytë e vitit gradualisht të stabilizohet.

“Në afat të mesëm dhe të gjatë, është nevojshme të zbatohen agjenda e reformave strukturore, e cila është mënyra e vetme të arrihen efektet afatgjate”, tha guvernatorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button