Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në RMV përgënjeshtroi informatat për keqpërdorime parash

Ansambli Nacional i këngëve dhee valleve popullore shqiptare në RMV-së ka përgënjeshtraur informatat e publikuara ditëve të fundit në media për keqpërdorim të mjeteve financiare nga ana e këtij institucioni, pas një inspektimi të bërë muaj më parë nga Ministria e Kulturës. Në një reagim për media, nga ky ansambël kanë thënë se, çdo kontrollë, vërejtje dhe sygjerim për ta ka qenë dhe vazhdon të jetë e mirëseardhur sepse është në shërbim të ngritjes së institucionit në rrugë të drejtë dhe ligjore, transmeton Portalb.mk.

“Sulmi i fundit në media me tendencë për të krijuar mjegull dhe huti në opinionin publik është i pakuptimtë andaj shfryrëzojmë rastin t’iu drejtohemi të gjithë atyre individëve që posedojnë qoftë dhe një fakt të vetëm për keqpërdorim të mjeteve financiare në Ansamblin Nacional shqiptar ti paraqesin në Agjensionin për Antikorrupsion, Prokurori dhe çdo organ institucional kompetent dhe relevant  të thirrur për të inspektuar dhe kontrolluar mënyrën e menaxhimit të ansamblit dhe nivelin e realizimit profesional programor. Në të kundërtën çdo deklaratë e pamatur e plasuar në media nga persona të papërgjegjshëm të cilët shpifin për arsye personale duke përfolur edhe cilësinë dhe nivelin e realizimit të programit artistik që në opinionin mbarëshqiptar tashmë njihet për profesionalizëm është dëshmi e dashakeqësisë ndaj Ansamblit tonë kombëtar, tentativë për të dëmtuar rëndë kulturën shqiptare, dëshirë personale për të përulur autoritetin e drejtorit z. Shkodran Tolaj dhe një “fushatë” me prapavijë thellësisht politike”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se, Ansambli Nacional shqiptar ka realizuar 100% të programit artistik dhe ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë në aspektin profesional me prezantime dinjitoze brenda dhe jashtë vendit dhe do të vazhdojë të jetë skajshmërisht i përkushtuar në ngritjen e kulturës shqiptare në RMV .

Televizioni Alsat para disa ditëve raportoi se, Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese në Ministrinë e Kulturës ka konstuar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoni keqpërdorime parash, shpenzime jashtë kornizave ligjore, pagesa kamatash dhe përmbarues për shkak të mos kryerjes në kohë të pagesave të domosdoshme.

Në raportin e siguruar nga Alsat, thuhet se drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj nuk ka respektuar nenin 70-b të Ligjit për Kulturë, dhe nuk ka dorëzuar dëshmi për shpenzimet e bëra pa arsyetim gjatë punës së Ansamblit për vitin 2020, por as edhe për vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button