Maqedonia e Veriut vetëm për tre muaj, 894 milionë euro më shumë ka importuar sesa ka eksportuar

Në tre muajt e parë të vitit 2022, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e eksportit dhe importit, ashtu që deficiti tregtar për këtë periudhë është 894 528 000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në RMV, në janar-mars të vitit 2022, është 1 939 273 000, ndërsa vlera e mallit të importuar është 2 833 801 000 euro”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që vetëm 68.4 përqind kemi mbulim të importit me eksport.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksporti është rritur për 16.8 përqind, ndërsa importi për 29.4 përqind.

“Në bazë të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë”, raportojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button