U arrestua 40 vjeçari nga Shkupi për marrjen e një veture “Mercedes” kundërligjshëm

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 40 vjeçarin nga Shkupi nën dyshimet se ka përvetësuar një veturë në mënyrë të kundërligjshme, transmeton Portalb.mk.

“S.Xh. është kërkuar me shpallje nga Stacioni Policor Çair për shkak të ekzistimit të dyshimit se automjetin e llojit “Mercedes” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, në mënyrë kundërligjore e ka përvetësuar për vete”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që ai e ka pranuar fajin gjatë bisedës zyrtare. Në muajin prill përmes një marrëveshjeje jo të shkruar e kishte blerë automjetin, të cilën e ka marrë por nuk e ka paguar pastaj.

Policia ka paralajmëruar kallëzim penal për 40 vjeçarin në bazë të nenit 239 nga Kodi Penal, ndërsa vetura do t’i kthehet pronarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button