Rritje e ndjeshme e veprave penale gjatë vitit 2021 në Shqipëri

Numri i veprave penale ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraardhës, raporton ABC. Në raportin vjetor të publikuar nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar janë evidentuar gjithsej 35.175 vepra penale, 7,5 % më shumë së në vitin 2020.

Rritje të rasteve kanë pasur veprat penale dhuna në familje, krimet në fushën e drogës, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, vrasje me dashje, apo mashtrimi dhe vjedhja duke shpërdoruar detyrën.

Në vendin e parë renditet shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me 5.854 raste. Pasohet nga vepra penale e vjedhjes dhe krime në fushën e drogës. Gjatë 2021 janë kryer 61 vrasje, 9 më shumë se në vitin 2020.

Sipas INSTAT, grup-mosha me numrin më të lartë të veprave penale është 30-44 vjeç. Autorë të veprave penale më së shumti kanë qenë meshkujt, të cilët përbëjnë 93,8 %. Ndërsa në totalin e personave të dëmtuar për krime kundër personit, janë femrat dhe përbëjnë 27,8 %.

Përqindja më e madhe e tyre vihet re në krime seksuale, krime kundër moralit dhe dinjitetit si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Sipas INSTAT, rritje është vërejtur edhe në numrin e personave të burgosur. Gjatë vitit 2021, numri i të burgosurve është 4.956, 7,4 % më shumë se në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button