Një grua nga Shkupi është mashruar me premtimin se do t’i dhurohet banesë

Një banore 39-vjeçare nga një fshat i Shkupit, dje (04-maj) në ora 17:40 në SPB Tetovë ka raportuar se një njeri i cili së pari i kishte thënë me telefon se ishte nga Shkupi dhe pastaj nga Tetova, i kishte premtuar për ta ndihmuar atë që t’i dhurohet një banesë nëpërmjet organizatës humanitare, transmeton Portalb.mk.

Për të mbuluar shpenzimet e caktuara, ai i ka kërkuar që ti dërgoj një shumë të caktuar parash përmes një shofer taksie në Tetovë. Ajo i kishte dhënë paratë një taksisti, i cili kishte ardhur në një vend të caktuar, kurse personi që ajo e kishte kontaktuar disa herë me telefon nuk kishte ardhur për ta takuar në Tetovë, pas së cilës ajo e kishte kuptuar se kishte qenë e mashtruar. 

 Janë ndërmarrë masat adekuate për të pastruar dhe të dokumentuar rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button