Më 18 maj, Specialja shpall vendimin për Gucatin dhe Haradinajn

Më 18 maj, do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Më 17 mars 2022, paneli, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar, ka mbyllur rastin”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Gucati dhe Haradinaj janë kërkuar nga prokuroria që të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.

Ata akuzohen për publikimin e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat, gjatë vitit 2020, shkonin në zyrat e OVL-së të UÇK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button