PS-ja nisi bisedimet me opozitën për Presidentin e ri

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i raundit të parë në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të ri, mazhoranca qeverisëse ka nisur bisedimet me tre grupet parlamentare të opozitës, raporton EN. Kryeministri, Edi Rama duke folur për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, tha se po zhvillohen bisedime për një president konsensual.

“Kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendi ne Shqipërisë në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë se sa shumica jonë në Parlament”, tha Rama.

Kushtetuta parashikon se në tre raundet e para, President zgjidhet një kandidat që merr të paktën 84 vota, që PS nuk i ka në Parlament.

“Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantoi mbylljen e me sukses një kapitull çmendurie në krye të shtetit”, deklaroi kreu i qeverisë.

I pyetur nëse do të merret në shqyrtim propozimi i kandidaturave që PD mund të sjellë në tavolinë, Rama tha se bisedimet do të jetë “pa paragjykime”.

“Nëse do të vijë një kandidaturë e pëlqyeshme do të ketë 100% miratimin tonë. Nëse jo, do të vazhdojmë me propozimet tona”, tha ai.

Mazhoranca socialiste ka 74 mandate në parlament, të mjaftueshme për të zgjedhur një president të ri në raundin e katërt dhe të pestë.

Mandati i Presidentit aktual, Ilir Meta përfundon më 24 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button