Kurti foli për Kosovën, Procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur

Kosova mbështet procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal që ndodhet brenda BE që është gjithëpërfshirës ndaj nuk mbështesim iniciativa të tjera paralele, raporton EN. Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman në Berlin, Olaf Scholz duke theksuar edhe një herë refuzimin e  Kosovës për Open Balkan.

Kurti i kërkoi kancelarit Scholz në Berlin që të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe njohjen e Kosovës nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur si shtet.

“Pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shumë vende, duke përfshirë 5 vendet e BE që ende nuk e kanë njohur. Në këtë mënyrë të pamundësojmë krijimin e narrativave të dëmshme. Kërkova që Gjermania ta përpara liberalizmin e vizave për Kosovën. Në korrik bëhen 2 vite nga rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani është koha të thuhet mjaft është mjaft, pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Jemi të përkushtuar të ecim shpejt dhe të kemi rezultate konkrete”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button