fbpx

Veshjet më të bukura në Met Gala 2022 (FOTO)

Met Gala është nata e njohur e industrisë së modës dhe yjet e Hollywood-it gjithnjë përgaditen me veshjet e tyre më ekstravagante për atë natë. Në Muzeun Metropolitan të Artit, të hënën në mbrëmje, yjet e të gjitha industrive, duke përfshirë artistët e filmave, politikanët dhe sportistët nuk zhgënjyen me pamjet e tyre, shkruan CNN, transmeton Portlab.mk.

Stilistët kishin më pak se tetë muaj që të përgaditeshin për kodin e veshjes së eventit. Ata vendosën që këtë vit kodi i veshjes të ishte “Gilded Glamour and White Tie”. Shumë pjesëmarrës morën frymëzim të drejtpërdrejtë nga Epoka e Artë, një epokë që pa Amerikën të transformuar në fund të shekullit të 19-të.

Përpara galas, Zonja e Parë Jill Biden, mbajti fjalim ku vuri një theks të veçantë historisë së pasur dhe të thellë të dizajnit amerikan.

“Është një histori inovacioni dhe zgjuarsie, rebelimi dhe rinovimi. Shpesh është shkruar për ata të cilët nuk njihen dhe për ndikimin dhe artin e tyre, por këtu në Met Gala tregohen historitë e tyre.” tha Jill Biden.

Disa të ftuar zgjodhën t’i bëjnë homazhe temës historike me bizhuteri të cilësisë së mirë. Aktorja Tommy Dorfman, YouTuber Emma Chamberlain, Anna Wintour dhe Hamish Bowles të revistës Vogue ishin ndër personazhet e famshëm që u bënë aksesorë me diadema vintage.

Ndërkohë, bashkë-prezantuesja e Galës, Blake Lively, nderoi arkitekturën e epokës së praruar të Nju Jorkut. Me ndihmën e të tjerëve, ajo zgjidhi harkun e madh të fustanit të saj vezullues Versace në shkallët e Met.

Përpara tapetit të kuq, një nga stilistët kryesorë amerikanë, Tommy Hilfiger tha për CNN se ngjarja u ofroi stilistëve një shans për të “shfaqur interpretimet e tyre unike të modës dhe kulturës pop”.

“Met Gala ka të bëjë me të paturit një mendje të hapur dhe të menduarit jashtë kutisë”, tha Hilfiger.

Ish-dizenjuesja e Yeezy, Maisie Schloss, e cila tani drejton kompaninë e saj me bazë në LA, Maisie Wilen, tha se kombinimi i modës së lartë dhe tërheqjes së zakonshme të mbledhjes së fondeve e bën atë një tapet të kuq unik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button