Landsbergis: Kanë mbetur edhe dy muaj për rezultat pozitiv gjatë presidencës franceze

Asnjë vend nuk mund të mbajë peng të gjithë procesin e anëtarësimit në BE, tha ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis gjatë vizitës së tij të parë sot në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

BE-ja, tha ai, është e përkushtuar dhe nëse dëshiron të ruajë besueshmërinë e premtimeve të saj duhet të ecë përpara, dhe gjithnjë e më shumë vende po bëhen gjithnjë e më të zëshëm për këtë.

“Ndoshta nuk ka kohë më të mirë kur vlerat tona evropiane të jenë vënë në provë dhe jemi në një pozicion ku ose mund të rrëzohemi dhe të humbasim kredibilitetin ose të dalim më të fortë. Deri më tani Evropa ka dalë më e fortë gjatë krizave dhe jam i bindur se edhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe”, tha Landsbergis.

Ai tha se shpreson që deri në fund të presidencës franceze të BE-së (30 qershor) të ketë rezultate pozitive dhe shtoi se nuk janë përdorur të gjitha instrumentet për të parandaluar ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, gjegjësisht të dyja vendet nuk do të bëjnë përparim deri në fund të qershorit në integrimin evropian.

“Akoma shpresoj se dy muajt e ardhshëm të presidencës franceze do të sjellin rezultate pozitive dhe nuk do të ketë nevojë për ndarjen e dy vendeve. E dimë që do të jetë kohë e gjatë nëse procesi vonohet dhe nuk do të dëshiroja që kjo të ndodhte. Mendoj se nuk janë përdorur ende të gjitha instrumentet për ta parandaluar këtë, në mënyrë që të dy vendet të mund të lëvizin së bashku sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Landsbergis, në fokusin e bisedimeve përveç procesit eurointegrues të vendit tonë, ka edhe mbështetjen konkrete të Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid.

Presidenti Stevo Pendarovski e ka pranuar ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Bashkëfolësit kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral e cila nëpërmjet grupit Vilnus daton që nga viti 2000, si platformë për mbështetjen e procesit të hyrjes në NATO në bazë të parimeve të solidaritetit, që u rrumbullakua me hyrjen e Maqedonisë së Veriu në Aleancë.

“Në kontekst të rrumbullakimit të qëllimeve strategjike, në takim është diskutuar edhe për dosjen evropiane të RMV-së, për fillimin e bisedimeve me BE-në – proces i cili plotësisht do ta përforcojë stabilitetin, sigurinë, demokracinë e rajonit tonë, a me atë do të kontribuojë drejt sigurisë së përgjithshme në kontinent”, thuhet në kumtesën e presidencës.

Ministri lituanez është paraparë të takohet edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button