Ukraina: 23.800 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës theksoi se rreth 23.800 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i sulmit në vendin e tyre, dhe se 194 avionë, 155 helikopterë janë rrëzuar dhe 1.048 tanke janë shkatërruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim, i cili përfshin të dhëna nga 24 shkurti deri më 2 maj të këtij viti, theksohet se pala ruse ka humbur 300 ushtarë në 24 orët e fundit.

Përveç humbjeve të përmendura, sipas palës ukrainase, Rusia ka humbur 2.519 automjete të blinduara, 459 topa, 152 sisteme raketore dhe 80 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.824 automjete ushtarake, tetë anije dhe skafe, 76 tanke dhe 271 dronë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë më 25 mars se 1.351 ushtarë rusë kishin vdekur në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button