Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Naim Tërnavën

Në përmbyllje të Muajit të Ramazanit, kryeministri, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, transmeton RTK.

“Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar. Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë, tha kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button