LSM në protestë: Durimi merr fund, më nuk do të presim, Qeveria menjëherë t’i shqyrtojë kërkesat tona

Rritje lineare të pagave menjëherë për më së paku 8.806 denarë dhe nënshkrim të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive në sektorin privat dhe publik me të cilin do të rregullohet rritja e pagave dhe kthimin e të drejtës së humbur të K-15, janë kërkesat kyçe të LSM-së të cilat sot, nga protesta e 1 Majit, u dërguan deri te Qeveria, njofton Portalb.

Nga LSM-j potencuan se barra e krizës nuk guxon të bie vetëm mbi punëtorin. Nuk ka më kohë për pritje dhe kërkesat duhet të përmbushen një ditë e më parë, sepse punëtori është sjellë deri në kulmin e kezistencës, porositi LSM.

Qeveria, madje, premtoi betejë të përbashkët me sindikalistët për avancim të së drejtave të punëtorëve dhe për paga më të larta.

Para Qeverisë, përveç sindikalistëve në protestë ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, si dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

“Avancimet e të drejtave të punëtorëve nuk ndodhë njëherë e përgjithmonë. Duhet të flitet edhe për trajtimin e barabartë të burrave dhe grave në tregun e punës, për sigurinë gjatë punës, si dhe gjatë  të drejtave të tjera të cilat harrohen posaçërisht gjatë krizave”, u tha në protestë.

Premtoj se së bashku do ta vazhdojmë betejën për kushte më të mira pune, për avancim të së drejtave të punëtorëve dhe për paga më të larta, i porositi sindikalistët në protestën e sotme ministrja Trençevska.

Ajo potencoi se mundi i punëtorit duhet të vlerësohet dhe se punëdhënësit duhet t’i respektojnë obligimet e tyre. paralajmëroi edhe kontrolle të përforcuara inspektuese, si dhe ndëshkime në qoftë se konfirmohet se punëdhënësit nuk e paguajnë pagën ligjërisht dhe punëtorëve u paguajnë pagë nën 18.000 denarë.

“Premtuam ditën e dielë për pushim, sot e diela është realiteti ynë, 92 për qind e punëdhënësve pushojnë, shoqërohen me familjet dhe miqtë, ndërsa ato tetë për qind të cilët për shkak të natyrës së procesit prodhues punojnë, marrin 50 për qind më shumë, ndërsa ata në tregti marrin 100 për qind mëditje më të larta. Premtuam se do të ketë pagë minimale. Premtuam se nuk do të ketë pagë minimale nën 18.000 denarë dhe kjo është realitet”, nënvizoi Trençevska.

Ministrja ka shtuar se po përgatitet edhe ligji i ri për marrëdhënie të punës në konsultime me LSM-në.

Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë, kapitali njerëzor është para së gjithash, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

“Duhet të flitet edhe për trajtimin e barabartë të meshkujve dhe femrave në tregun e punës, për sigurinë gjatë punës, si dhe për të drejta të tjera të cilat harrohen, posaçërisht në kohë krize”, theksoi Bytyqi.

Pas përfundimit të protestës, përfaqësuesit sindikalistë shkuan në takim në Qeveri.

Nënkryetari i Sindikatës së ndërtimtarisë, Ivan Peshevski theksoi se LSM nuk fillon protestë pa u shfrytëzuar të gjithë kushtet negociuese.

“Pa para nuk ka punë”, “Rritje të pagës 2.806 denarë menjëherë për të gjithë”, “Marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar”, ishin vetëm disa prej transparentave që mund të shiheshin në protestën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button