fbpx

Bashkësitë fetare në RMV do të mbajnë rite fetare kushtuar paqes në Ukrainë dhe gjithë botës

Tre bashkësitë fetare më të mëdha në vend, Kisha Ortodokse e Maqedonisë, Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Katolike e Maqedonisë sot në territorin e gjithë vendit do të mbajnë rite fetare kushtuar paqes në Ukrainë dhe gjithë botës, njofton Portalb.

Nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut informuan se në tempujt e qytetit dhe periferisë të Kishës Ortodokse, menjëherë pas liturgjisë së shenjtë do të mbahet lutje për paqen në Ukrainë dhe në gjithë botën.

“Gjithashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV-së sot njërën nga pesë lutjet në xhami në gjithë territorin e vendit do t’ia kushtojë paqes në Ukrainë, ndërsa në Kishën Katolike të Maqedonisë do të mbahet meshë për paqe në Ukrainë”, thuhet në njoftimin nga Shoqata e ukrainasve në RMV.

Nga kjo shoqatë u kanë bërë thirrje edhe bashkësive të tjera fetare në shtet t’i bashkëngjiten iniciativës për mbajtjen e lutjeve për paqe në ditën e njëjtë në territorin e gjithë shtetit.

“Thirren të gjithë besimtarët t’i bashkëngjiten kësaj lutje të përbashkët për paqe, mirëqenie dhe harmoni. Vlerësojmë se në atë akt shteti ynë do të dërgojë porosi të fuqishme angazhimi për ndërprerje sa më të shpejtë të luftën në Ukrainë dhe paqe në gjithë botën”, thonë nga shoqata.

Maqedonia e Veriut i është bashkangjitur sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Poashtu, në vend janë mbajtur edhe disa protesta paqësore në shenjë solidarizimi me Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button