Në Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme do të zhvillohet turneu i futbollit për grupmoshat deri 16 vjeç

Futbollistët e grupmoshave deri 16 vjeç do të jenë nikoqir të turneut ku do të marrin pjesë edhe tri shtete tjera prej 2 majit deri më 8 maj, transmeton Portalb.mk.

Në turnirin e UEFA-s për zhvillim të gjeneratave të lindur prej vitit 2006, do të marrin pjesë edhe futbollistët nga Kosova, Hondurasi dhe Taxhikistani. Ndeshjet do të zhvillohen në fushën e Makedonija Gjorçe Petrovit dhe qendrën e stërvitjeve “Petar Miloshevski”.

3 maj (11:00) Maqedonia – Taxhikistan dhe Kosova – Hondurasi
5 maj (16:00) Maqedonia – Kosova dhe Honduras – Taxhikistan
8 maj Maqedonia – Honduras (11:00) dhe Taxhikistan – Kosova (17:00)

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga Bujadin Stanojkoviq për Maqedoninë e Veriut:

Slave Vrgov, Spasko Ahtarov; Filip Mitev, Andrej Velkov, Anes Meliqi, Nikola Stojkovski, Andrej Lubevski; Martin Jovanovi, Nikola Manojlov, Numan Ajetoviq, Dario Jakimovski, Flakron Memishi, Valentin Bçazhevski, Darko Sekovski, Maksimilijan Dimitrievski, Daniel Kocec, Almir Podgragja; Muhamed Elams, Alin Aliji dhe Stefan Mladenovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button