fbpx

Gjermania e dërgoi Italinë në Gjykatën e OKB-së

Gjermania ka dërguar në gjykatën e OKB-së Italinë, pasi Roma vazhdon të lejojë viktimat e krimeve naziste të kërkojnë kompensim nga shteti gjerman, raporton Klan.

Rasti i ngritur nga Gjermania në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë thotë se Italia vazhdon të lejojë aplikimet për kompensim të dërgohen në gjykatat e vendit, pavarësisht se ka një vendim të kësaj gjykate në 2012 që thotë se kjo shkel ligjin ndërkombëtar.

Berlini thotë se që nga vendimi i vitit 2012, ka pasur më shumë se 25 kërkesa të reja kompensimi të paraqitura në Itali kundër shtetit gjerman për dëmet e shkaktuara nga krimet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shumë prej këtyre rasteve, gjykatat kanë urdhëruar Gjermaninë të paguajë dëmshpërblim.

Për të plotësuar kërkesat në dy raste të tilla, gjykatat italiane po tentojnë sekuestrimin e pronave në Romë në pronësi të shtetit gjerman.

Gjermania ka ngritur këtë rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak se një gjykatë italiane ka thënë se duhet të vendoset që deri më 25 maj nëse do të shiten ndërtesat në Romë, disa prej të cilave përdoren nga institucionet kulturore, historike dhe të arsimit të Gjermanisë.

Gjermania i ka kërkuar gjykatës që të ndërmarrë masa për të siguruar që Italia nuk do t’i nxjerrë në ankand pronat gjermane. Ende nuk dihet se kur gjykata do të marrë vendim për masa të përkohshme, por pritet që kjo të ndodhë brenda disa javësh. Në përgjithësi, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i duhen vite për të dhënë vendim përfundimtar për raste të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button