Problemi me të rinjtë e pastrehë në Maqedoni e Veriut i tejkalon kapacitetet e shërbimeve sociale

Organizata për Akomodim dhe e Qiraxhinjve (OAQ) në bashkëpunim me Civica Mobilitas para pak kohësh e zhvilloi dhe promovoi një studim të ri me titull “Të rinjtë dhe strehimi”, në të cilin analizohet tema e për të pastrehët e rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Bëhet fjalë për hulumtime që ende nuk janë bërë përgjithësisht të dukshme, përkatësisht analizohen format e fshehta dhe potencialet, të cilat përveç formave publike ekzistojnë te të pastrehët.

Të rinjtë në vend nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të pastrehët publikë, numër të rinjve që janë të pastrehë nuk është i madh, por siç thuhet në hulumtim, ata janë të ekspozuar ndaj rrezikut potencial. Arsyet për këtë janë: periudha e jetës së një të riu me potencial për t’u lënduar që ndërlidhet me kalimin nga arsimi në punësim, paqëndrueshmëria e të ardhurave që zakonisht ndodh në atë periudhë (puna e përkohshme ose me pagë të ulët për shkak të mungesës së përvojës së punës), ngjarje të rëndësishme jetësore (martesa, krijimi i familjes, krijimi i një rrjeti kontaktesh – kapitali njerëzor) etj.

Vendi deri më tani nuk ka vënë re literaturë që e monitoron në vazhdimësi të qenit pastrehë dhe nuk është përgatitur regjistri i të pastrehëve, ndonëse është iniciuar disa herë nga organizata të shoqërisë civile. Ka disa OJQ dhe organizata të pavarura që punojnë me një grup njerëzish që mund të bëhen të pastrehë, “Njeriu mundet!”, “Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave” dhe organizata si “Kryqi i Kuq” dhe “Mirësia”, të cilat punojnë në terren me të pastrehët dhe përvojat e të cilëve janë të përfshira në hulumtime.

Burimi kryesor i të dhënave të verifikuara statistikore dhe anketuese të analizës “Të rinjtë dhe strehimi” është hulumtim i realizuar nga Shoqata për Hulumtim, Komunikim dhe Zhvillim “Pablik”, që është edhe e vetmja që e mbulon fenomenin të pastrehëve në Maqedoni.

Të rinjtë e pastrehë në “Të Rinjtë dhe Strehimi” paraqiten si një grup lëndueshëm, sepse hulumton gjithçka që nuk lidhet me të pastrehët e dukshëm, publik dhe stereotipa dhe që i përket dy formave të tjera të të pastrehëve, ndërsa sipas të dhënave të siguruara, mosha e të rinjve të pastrehë në vend është mesatarisht ndërmjet 15 dhe 30 vjeç.

Mbështetje (jashtë) institucionale

Të pastrehët e fshehur paraqesin grupe të caktuara qytetarësh, pjesë e të cilëve shumë shpesh janë edhe të rinjtë, e ata janë:

Gratë të cilat janë pranuar në përkujdesje në strehimore/vende pranimi për viktimat e dhunës në familje;

Migrantë të akomoduar në qendra / strehimore / strehim social për emigrantët;

Personat që do të lirohen së shpejti nga burgu, shëndetësia apo institucione të tjera, e të cilët nuk kanë strehim në dispozicion.

Termi mbështetje (jashtë)institucionale sipas Ligjit për Mbrojtje Sociale i specifikon institucionet që ofrojnë ndihmë dhe punojnë me këtë formë të të pastrehëve si qendrat për të pastrehët dhe qendrat ditore për fëmijët e rrugës.

Qendra më e njohur e tillë është pika e të pastrehëve në Momin Potok e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe është i vetmi vend ku mund të pranohen shërbime nga mjeku, punonjës social dhe psikolog, si dhe shërbime higjienike dhe të berberit, të pranohet një vakt i nxehtë, të merren medikamente ose të nxirret dokumentacioni personal.

Sipas të dhënave zyrtare, prej rreth 150 persona që i përdorin shërbimet e tyre në baza ditore, numri i të rinjve arrin diku dhjetë individë. Ata theksojnë se gjatë pandemisë, numri i të rinjve me familje është rritur krahasuar me numrin e të rinjve, ndërsa është shënuar rritje shqetësuese e numrit të viktimave të dhunës në familje.

“Shumë nga përdoruesit e shërbimeve në atë pikë nuk janë të pastrehë klasikë, por janë pjesë e fëmijëve të rrugës, të cilët kanë mbetur të pastrehë, kanë shtëpi, por për arsye të ndryshme në familje dhe marrëdhënieve të çrregulluara familjare trajtohen si të pastrehë, thuhet në një deklaratë të Kryqit të Kuq që është përfshirë në analizë.

Kryqi i Kuq dhe Shoqata Mirësia kryejnë një proces të vlerësimit individual të përdoruesit, analizës së aftësive dhe burimeve të tij në dispozicion të organizatës që mund t’i ndihmojë personit. Në Kryqin e Kuq deri më tani janë strehuar dhe punësuar 6 persona, ndërsa te Mirësia 12 persona dhe asnjëri prej tyre nuk është i ri.

Për më tepër, Qendra e Pranimit për Persona të Pastrehë Çiçino Sello është opsion për personat e pastrehë që janë në proces të marrjes të banesës sociale. Por organizatat e shoqërisë civile dëshmojnë se ky është ky është opsioni i fundit për personat të cilët kanë nevojë për strehim, për shkak të kushteve jashtëzakonisht të këqija që japin përshtypjen e një jete pa dinjitet. Në fakt, kjo qendër e pranimit ofron akomodim deri në gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për gjashtë muaj të tjerë, kohë gjatë së cilës personat e akomoduar aty, nëpërmjet Qendrës për Çështje Sociale nuk kanë të drejtë të përdorin asistencën minimale që i privon edhe nga furnizimi me barna, sepse jetojnë pa financa.

Të pastrehët akomodohen edhe në objektin e ish-institucionit publik për fëmijë dhe të rinj me sjellje të çrregulluar “Ranka Milanoviq” ku janë rreth 120 persona, ndërsa ka një format tjetër që është shembulli i vetëm në vend, qendra e pranimit (lagja e kontejnerëve) në Vizbeg. Në këtë lagje janë akomoduar rreth 120 persona, 40 prej të cilëve janë nën 30 vjeç. Atje ofrohet një formë të përkohshme e strehimit dhe duhet të jetë formë kalimtare deri në momentin e sigurimit të banesave sociale apo formave të tjera të strehimit të mbështetur, drejt rimëkëmbjes financiare dhe krijimit të një mundësie për pavarësim të familjeve të akomoduara atje.

Të pastrehët që akomodohen në qendrat e tilla nuk kanë të drejtë për ndihmë financiare sociale dhe megjithëse parashihet që të ata të qëndrojnë në qendër për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj, praktika tregon se në ato qendra ka njerëz të cilët qëndrojnë atje madje edhe më shumë se 10 vjet.

Grupet e cenueshme dhe të pastrehët e mundshëm

Grupet e cenueshme, prindërit e vetëm, viktimat e dhunës në familje dhe të dhunës në bazë gjinore, përdoruesit e drogës dhe punonjësit e seksit janë të pastrehë dhe kanë potencial të lartë për t’u shkrirë në persona të pastrehë. E gjithë kjo për shkak të kushteve të dobëta dhe të këqija, qendrave të pranimit të cilat nuk janë reformuara për një periudhë shumë të gjatë dhe kufizimit të mundësive për të shfrytëzuar ndihmën financiare sociale apo sasisë së vogël të fondeve që ofrohen nga shteti.

Për arsye të tilla si: mosmarrëveshje familjare, kërcënime për dhunë ose të jetuarit në strehimore të përkohshme, anëtarët e këtyre grupeve shpesh mund të përfundojnë në rrugë.

“Shumë nga familjet me një prind jetojnë me qira. Shteti ende nuk ka numër të mjaftueshëm banesash sociale apo shtetërore ku këto familje do të jetonin të sigurta. Te ne ka ndërtesa sociale, por numri i tyre është shumë i vogël në krahasim me numrin e familjeve me një prind që i kemi në popullatë”, thotë Sinisha Stankoviq, pjesë e organizatës së parë rinore për promovimin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve prej familjeve me një prind.

Problemi me numrin e pamjaftueshëm të qendrave për strehim të viktimave të dhunës në familje ekziston prej vitesh dhe megjithëse është theksuar prej kohësh, në disa qytete nevojat e strehimoreve të tilla ende të neglizhohet dhe lihet jashtë dore. Mbi këtë bazë, Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave, në vitin 2020, për herë të parë prezantoi shërbimin social – Shtëpia për banim të hapur për gratë që janë larguar nga mjedisi i dhunshëm ku ofrohet strehim për një periudhë prej 6 deri në 24 muaj. Ndërkohë që vazhdimisht punohet me viktimat për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Rreziku i parë me të cilin përballen viktimat e dhunës në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor është refuzimi nga prindërit dhe dëbimi nga shtëpia, pas së cilës ato janë aktualisht të pastrehë. Sipas hulumtimit, e vetmja mundësi strehimi që u ofrohet këtyre personave është akomodimi në strehimore. Përdoruesit e strehimoreve nuk kualifikohen për banesa sociale, sepse kanë prindër dhe u përkasin familjeve, kurse në qendra dhe mund të qëndrojnë deri në 9 muaj. Ajo që është shqetësuese këtu është fakti se pas këtyre 9 muajve, njerëzit janë zakonisht shumë të rinj dhe të pakualifikuar për të siguruar punë, financat e tyre dhe shtëpi.

Kategoria më e cenueshme e njerëzve që diskriminohen, ndahen dhe viktimizohen si nga familja ashtu edhe nga mjedisi janë punonjësit e seksit dhe përdoruesit e drogës. Ata përballen me probleme të vazhdueshme të dëbimit dhe mospranimit dhe për ta nuk ka asnjë program për strehim dhe shërbime sociale, përveç rasteve kur janë viktima të dhunës në familje, që të mund të kenë qëndrim të përkohshëm në ndonjë strehimore. Nëse përjashtohen shërbimet minimale për nevojat bazë, si ushqimi dhe dushi i ofruar nga Kryqi i Kuq, çështja e strehimit për këtë grup personash mbetet problematike dhe e pazgjidhur.

Mbetja pastrehë në vendin tonë është pasojë e përhapjes së lartë dhe formave të ndryshme të diskriminimit me të cilat përballen grupe të caktuara njerëzish ku bëjnë pjesë edhe të rinj. Problemi me organizimin e dobët të kujdesit për njerëzit zgjat me vite dhe shërbimet që ofrohen kryhen në të njëjtën mënyrë. Ajo që mund të theksohet dhe të konstatohet nga hulumtimi është se të rinjtë e pastrehë në Maqedoni kanë nevojë për shërbime të specializuara për edukimin dhe integrimin e tyre në shoqëri, tregun e punës dhe ndihmë në zgjidhjen e çështjes së banimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button