Real Madridi, kampion i La Ligas për herë të 35-të

Real Madridi ka fituar titullin kampion në elitën e futbollit spanjoll në xhiron e 34-të të La Ligas, raportoi Koha.net. Për madrilenët, ky është titulli i 35-të në histori të klubit dhe i dyti brenda tri sezoneve.

Trajneri Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë që fiton pesë tituj kampioni në pesë ligat më të forta evropiane. E fitoi me Milanin, Chelsean, Bayernin, Paris Saint-Germain dhe tashmë me Real Madridin. Ai gjatë karrierës së tij ka fituar 22 trofe.

Real Madridi të shtunën në “Santiago Bernabeu” mposhti Espanyolin me rezultatin 4:0.

Real Madridi serinë e golave e hapi në minutën e 33-të me Rodrygon për 1:0. Braziliani shënoi edhe në minutën e 42-të për 2:0.

Në minutën e 55-të Marco Asensio shënoi për 3:0. Golin e katër për madrilenët e shënoi Karim Benzema në minutën e 81-të për 4:0.

Me këtë fitore, Real Madridi është lider në La Liga me 81 pikë. Espanyoli pas 34 ndeshjeve ka 39 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button