VMRO-DPMNE sqaroi kushtet për hapjen e ndryshimeve kushtetuese

Partia opozitare VMRO-DPMNE, votat e të cilës janë të nevojshme për ndryshime kushtetuese, ka theksuar që nuk do të lejojë hapjen e ndryshimeve kushtetuese pa dëshmi të shkruar, transmeton Portalb.mk.

“Nuk lejojmë ndryshime të Kushtetutës dhe futjen e pakicave bullgare pa dëshmi të shkruar për gjuhën maqedone, popullin dhe historinë”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE në lidhje me kërkesat për ndryshime kushtetuese, si një mundësi për zhbllokimin e procesit eurointegrues.

Ata theksojnë që nuk do të lejojnë që në kuadër të negociatave me Bullgarinë të diskutohet për Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim ndryshimin e preambulës. Kjo parti vlerëson që ky nuk është qëndrim vetëm i partisë, por qëndrim i shumicës së popullit maqedonas, ndërsa kërkojnë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski të mos dëmtojnë interesat shtetërore për interesa personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button