Sot fillojnë ndeshjet e javës së XXX-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të javës së XXX-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, sot do të zhvillohen dy ndeshje, ndërsa katër ndeshjet tjera do të luhen nesër, transmeton Portalb.mk.

KF Shkupi do të përballet me Bregallnicën, ndërsa Shkëndija në Tetovë do të luajë kundër Rabotniçkit. Të dy ndeshjet do të fillojnë prej orës 17:00.

Nesër do të zhvillohen katër ndeshjet tjera, duke përfshirë edhe derbin shqiptar që do të luhet në Tetovë:
Renova – Struga Trim&Lum
Makedonija Gj.P. – Akademia Pandev
Pelister – Tikvesh
Borec – Skopje

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Shkupi me 71 pikë, e cila e ka siguruar edhe vendin e parë deri në fund të këtij sezoni. Shkëndija gjendet në vendin e tretë me 56 pikë, Struga Trim & Lum gjendet në vendin e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Renova në vendin e shtatë me 38 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button