Pacientët me urgjencë do të dërgohen në hapësirat për traumatologji, pasi do të fillojë renovimi i Qendrës për Kirurgji Urgjente

Nga kjo fundjavë do të fillojë renovimi i Qendrës për Kirurgji Urgjente pranë Klinikës Universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezi, reanimacion, shërim intensiv dhe qendra urgjente, ndërsa kjo do të zgjasë një deri dy muaj, raportoi SDK, përcjell Portalb.mk.

Qendra për urgjencë do të funksionojnë pandërprerë me ekipe të kujdestarisë gjatë gjithë kohës, por me numër të kufizuar.

Hapësirat e Klinikës për traumatologji do të adaptohen në Qendër për Urgjencë, me qëllim që të pranohen pacientët me urgjencë. Në rast të rritjes së numrit të urgjencave, planifikohet që Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” të pranojë pacientët nga Shkupi, ndërsa pacientët e qyteteve tjera të dërgohen në “Shën Naumi i Ohrit”.

Lëvizja afër objektit do të jetë e rregulluar përmes shenjave të theksuara, duke përfshirë edhe veturën e ndihmës së shpejtë. Në organizimin e punës do të përfshihet edhe mjetë përkatëse të transportit për pacientët e klinikës për kirurgji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button