Bastisje në Shkup, u arrestua 38 vjeçari nga Shkupi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 38 vjeçarin G.M. nga Shkupi nën dyshimet për shitblerje të lëndëve narkotike, ndaj të cilit është paralajmëruar kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Pas marrjes së informacioneve se ai blen sasi të mëdha të drogës, të cilën e paketon dhe e shet, është kryerjen bastisje në shtëpinë ku ai jeton dhe në hapësirat ndihmëse – garazh”, sqarojnë nga Policia.

Bastisja e punonjësve policor nga SPB Shkup, Njësia për tregti të palejuar të drogës, erdhi me urdhër të Gjykatës Themelore në Shkup. Raportohet që janë gjetur paketime të kokainës, marihuanë dhe lëndë shtesë narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button