fbpx

Të martën do të hapet panairi i librit në Shkup

Në hapësirat e sallës së sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet panairi i librit plot një javë, duke filluar prej 3 majit e deri më 9 maj. Orari i punës do të jetë çdo ditë prej orës 10:00 deri në ora 20:00, transmeton Portalb.mk.

“Dashamirët e librit do të mund të zgjedhin nga oferta e shumë autorëve vendas dhe të huaj, literaturë të huaj, profesionale, shkencore dhe artistike, libra për të rinj dhe fëmijë”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës, e cila tradicionalisht e mbështet këtë organizim.

Çmimi i biletave për të gjithë vizitorët do të jetë 50 denarë, ndërsa për nxënësit 40 denarë. Ato mund të blihen onljan KËTU ose në hyrje të sallës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button