Kryeministri Kovaçevski shtroi iftar për deputetët ministrat e gazetarët

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sonte organizoi iftar për anëtarët e Qeverisë dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë fetare islame dhe organizatave tjera shoqërore që e praktikojnë fenë islame, transmeton Portalb.mk.

Duke i uruar mirëseardhjen, kryeministri Kovaçevski në fjalën e tij theksoi se është i nderuar t’i mirëpresë ata si mysafirë gjatë agjërimit, kur familjet dhe miqtë mblidhen dhe shprehin respekt të ndërsjellë.

“Këto janë festa që na mësojnë të gjithëve për mëshirën, mirësinë, dhënien e dashurisë, kujdesin dhe faljen ndaj të tjerëve.  Ne kemi nevojë për agjërim dhe abstenim për të forcuar shpirtin tonë dhe për të pranuar se ndryshimet që duam të bëjmë duhet të fillojnë me ne dhe komunitetet tona. Me çdo iftar gjatë Ramazanit ne fitojmë mundësinë për të inkurajuar dhe ushqyer komunitetin tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet dhe familje e feve të ndryshme, të cilat jetojnë në harmoni me njëra-tjetrën, vazhdon traditën që brezat tanë të mëparshëm na lanë si trashëgimi. Të gjithë juve dhe të gjithë bashkëqytetarëve tanë të besimit islam, ju uroj një periudhë të qetë agjërimi dhe lutjeje në muajin e Ramazanit. Qoftë paqe, shëndet, lumturi dhe begati në çdo familje!”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Me këtë rast, kreu i BFI-së, Reis Shaqir Fetai i dhuroi kryeministrit Kovaçevski Kuranin e shenjt në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button